Romë, 6 prill, NOA – Akuzat e ngritura për abuzime seksuale me të mitura, do ta nxjerrin sot kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, para trupës gjykuese në një seancë të posaçme kundër tij.
Konkretisht, Berluskoni i cili tashmë ka kapur kufijtë e moshës 74 vjeçare, është akuzuar se ka paguar Karima El-Mahroug, e njohur si Rubi, për shërbime seksuale, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.
Muajt e fundit, Berluskoni po përballet me mjaft skandale por dhe akuza të ndryshme, përfshirë këtu dhe dhënien e parave në këmbim të marrëdhënieve seksuale me prostituta minorene. Ndërkohë që kavalieri italian vazhdon t’i mohojë akuzat kundër tij. Nga ana tjetër, Berluskoni është akuzuar edhe për mashtrim e përvetësim mbi fitimin e të drejtave televizive që përfshin një nga kompanitë e tij të mediave. Mirëpo kjo është vetëm një nga katër akuzat në të cilat kryeministri italian ndodhet.
Udhëheqësi 74-vjeçar, kohët e fundit, është ndeshur me mjaft skandale në jetën e tij personale, por dhe në atë politike pas problemeve me partinë e tij në parlament.
n.e/NOA