English

Arrestohet banda e shqiptarëve në Itali, vidhnin banesa

Milano, 6 prill, NOA- Tre qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se janë autorët e një sërë grabitjesh në disa shtëpi. Emir Bruka, 29-vjeç, Leandro Simoni, 21-vjeç dhe Adrian Prenga, 34 vjeç janë tre shqiptarët e arrestuar në Milano pas një hetimi disa mujor nga karabinierët, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Aktivitet kryesor i tre shqiptarëve ka qenë vjedhja e apartamenteve dhe vilave. Ata lëviznin në zona të ndryshme me një Alfa Romeo. Banda hynte në apartamente dhe grabiste vetëm sendet me vlerë. Bizhutë dhe pajisjet elektronike të shtrenjta kanë qenë objektivi i tyre.

Sipas policisë italiane shqiptarët kanë bërë grabitje në qyteti e Teramo, Pesaro, Urbino e Riminit. Ndërsa baza e tyre ka qenë qyteti i Milanos ku gjenin edhe treg për të shitur pajisjet e grabitura në dhjetëra banesa. Vetëm sendet që u janë gjetur gjatë arrestimit në banesën e tyre arrinin një vlerë prej 60 mijë eurosh.

a.k/NOA

KOMENTE