Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Unë e shoh garën për Tiranën, jo si luftë, por si kontribut
English

Basha: Unë e shoh garën për Tiranën, jo si luftë, por si kontribut

Tiranë, 6 prill, NOA – Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Lulzim Basha deklaroi sot gjatë takimit me 31 intelektualët e kryeqytetit se fushata zgjedhore nuk është një luftë, por është në garë për të treguar se kush ka plane dhe dëshirë për të dhënë kontributin më të madh.

“Unë e di se realitetit politik e llogorizuar diskursin publik. Unë mendoj se kjo nuk shërben askujt, në këtë luftë nuk ka asnjë fitues, unë e shoh këtë garë jo si luftë, por si kontribut. Unë jam i gatshëm të jap kontributin tim në funksion të shqetësimeve dhe kurrsesi, si një luftë”, tha Basha.

Duke falënderuar intelektualët e pranishëm në takimin për Tiranën, Basha shprehu dëshirën që edhe kandidati Rama të shoh dhe të dëgjoj mendimin e njerëzve të njohur në fushat e ndryshme të shkencës.

“Ju falenderoj personalisht. Sot kemi dëshminë më të mirë se energjitë e këtij qytetit janë zgjuar dhe po rrinë vrullshëm në një drejtim të duhur. Dua të shpreh vlerësimin për këtë panel. Ky panel edhe ajo që ju përfaqësoni është i armatosur më së mirë për çdo sfide, dhe armët tuaja janë lufta për të vërtetën dhe interesi publik”, tha sot Rama.

a.k/NOA

KOMENTE