English

Basha: Zhvillimi i lagjeve, prioriteti im

Tiranë, 6 prill 2011, NOA- Kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, u ndal në njësinë nr.10 në kryeqytet për të biseduar me banorët e zonës.

Sipas banorëve të zonës, vend-parkimet dhe taksat e larta janë problemet kryesore me të cilat ndeshen bizneset në rrugën e “Durrësit” dhe “Myslym Shyri”.

Duke qenë se banorët e konsideruan rrugën e Durrësit, si një nga arteriet kryesore të kryeqytetit por të degraduar dhe të kategorisë së dorës së tretë, ai tha se, “Do bëj gjithçka, për ta rikthyer në parametrat që ju të funksiononi me xhiron normale.

Biznese të tjera në lagjet e kësaj njësie u ankuan për taksat e larta dhe mungesën e pastrimit e gjelbërimit.

Ndër të tjera kandidati Basha tha se zhvillimi i lagjeve do të jetë një nga prioritetet e tij, sipas një formule e cila do të respektojë pronën private dhe hapësirat publike.

Më tej ai dëgjoi edhe shqetësimin e të moshuarve për mungesën e hapësirave të gjelbra madje mori prej tyre mirënjohjen për heqjen e vizave dhe fushatën qytetare që po zhvillon në Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE