English

Bashkia e Tiranës: Posterat do të vendosen aty ku do t’i caktojmë ne

Tiranë, 6 Prill 2011 NOA - Duke marrë shkas nga deklarimet e Drejtuesve te Policisë së Shtetit dhe kërkesën drejtuar Bashkisë, për përcaktimin e vendeve ku ndalohet vendosja e flamujve dhe materialeve zgjedhore, Bashkia e metropolit ka kërkuar të sqarojë dhe informojë drejtuesit e Policisë dhe opinionin publik duke theksuar se percaktimi i vendeve ku do te vendosen posterat elektorale eshte competence vetem e saj.

Hantin Bonati, drejtor i Drejtorisë së Kontrollit mbi Territorin Urban tha se Bashkia e Tiranës dhe çdo njësi e qeverisjes vendore nuk përcakton vende se ku ndalohet vendosja e materialeve zgjedhore.

Ai kujtoi se ndalimin e tyre e bën ligji, i cili përcakton se ndalohet vendosja e çdo materiali zgjedhor propogandistik, në çdo hapësirë publike, për të cilat nuk është dhënë leja përkatëse nga organi kompetent.

Kurse kujtoi dhe faktin se Bashkia e Tiranës përcakton vendet ku lejohet vendosja e këtyre materialeve duke paralajmeruar se kjo gjë do të bëhet vetem 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ashtu siç përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Ajo që Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Policisë së Shtetit zyrtarisht dje, është mbështetja për ndalimin e incidenteve të shkaktuara nga militantet e subjekteve politike, gjatë ushtrimit të detyrave funksionale që ligji i ngarkon Policisë Bashkiake, tha Bonati.

Kurse ka perfunduar me nje apel: U bëjmë thirrje dhe njëherë të gjithë forcave politike të mos cënojnë qytetin, duke vendosur flamuj dhe banderola nëpër shtylla e nëpër pemë. Këtë nuk e lejon ligji. Kjo nuk pajtohet me asnjë parim të bashkëjetesës qytetare, qoftë kjo edhe në një fushatë elektorale. Shtyllat e ndriçimit dhe pemët nuk janë pasuri e partive politike, por janë pasuri publike e qytetit.

e.t/NOA

KOMENTE