Tiranë, 6 Prill, NOA – Për mazhorancën, fushata elektorale e zgjedhjeve të 8 Majit, do të jetë një fushatë në dietë. Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, e cila është edhe e fundit para zgjedhjeve të 8 Majit.
Sipas tij, në fushatë zyrtarët do të marrin pjesë me fondet e partisë, aq sa ai është, duke e ekonomizuar në maksimum.
“Fushata për zgjedhjet e 8 Majit, në të cilat i pari do të jetë qytetari, do të jetë në dietë, pasi ky është edhe interesi i qytetarit”, theksoi kreu i qeverisë.
Duke shtuar më tej, se ky vendim paraprihet nga një tjetër, i një rëndësie të jashtëzakonshme, si ai i reduktimit të makinave të zyrtarëve të lartë.
“Pjesëmarrja në fushatë, vetëm me fondet e përcaktuara për partitë. Unë personalisht i kërkova partisë që të marr me qera veturën time, dhe kjo do ndodhë me secilin prej jush”, iu drejtua ai ministrave.
Përveç të tjerash, ai tha se mazhoranca shkon në zgjedhje me një kuadër ligjor të përmirësuar.
“Ne kemi miratuar ligjin e financimit të partive dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne po nxjerrim këtë urdhër si një moment ndarje nga një praktikë e shkuar. Ai që kishte shumicën, ai kishte dhe shumicën e mjeteve, Por tani del ndryshe, SHPK ka shumicën e mjeteve, por ne do të ndjekim atë që thamë, fushatë në dietë”, tha më tej Berisha ... (vijon)
n.e/NOA