English

Bllokohet 1 kg heroinë në Durrës, pranga zotëruesit të saj

Durrës, 6 prill 2011, NOA- Policia e Durrësit ka kryer pasditen e sotme bllokimin dhe sekuestrimin e një kilogram lënde narkotike.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se lënda e sekuestruar është e llojit heroinë, dhe si zotërues i saj është arrestuar I.Hoxha.

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në automjetin e të ndaluarit Hoxha, i cili dyshohet se vepronte në bashkëpunim.

Të dhënat për të flasin për përballjen me akuzat e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

a.y/NOA

KOMENTE