Tripoli, 6 prill, NOA – Përveç mbështetësve të kolonelit Muamar Gadafi, tani janë edhe vetë rebelët libianë të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake të forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut në vendin e tyre.
Kështu, një zëdhënës i rebelëve libiane sulmoi NATO-n duke e akuzuar se po lejon masakrimin e civilëve në qytetin e Misuratës.
Gjatë një konference për shtyp, ky zëdhënës tha madje edhe se Aleanca nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për rebelët, siç ata prisnin në luftën për të rrëzuar Gadafin nga pushteti.
n.e/NOA