SHBA, 6 Prill NOA - Një fizik i përkryer dhe linja perfekte, këtyre shtuar dhe një buzëqeshje e mrekullueshme.
Kjo ka qenë paraqitja e Eva Longoria në një veshje të shkurtër, që vënë në pah këmbët e saj perfekte dhe një fustan në ngjyrë blu që thekson më shumë linjat trupore të saj.
Në një farë mënyrë ajo ka treguar se divorci e pandryshuar atë dhe gjithçka ka shkuar për mirë.
Shtëpiakja e dëshpëruar nuk është shfaqur asnjëherë në këtë formë. E ftuar në “David Letterman Show” aktorja seksi ka ndaluar në rrugë duke firmosur autografe për fansët dhe fotografi të shumta me to.
Longoria është e impenjuar këto ditë në promovimin e librit të saj “Eva’s Kitchen: Cooking with Love for Family and Friends”, një libër-manual në të cilin interpretuesja e “Desperate Housewives” tregon receta të shumta dhe pasionin e saj për një kuzhinë të mirë.
r.b/NOA