Tiranë, 6 prill, NOA – Një 19-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi akuzohet për grabitjen e disa kompjuterëve të lojërave të fatit.
Policia e Tiranës bën të ditur se i riu i arrestuar është Aldo Serjan Nuro, banues në Yzberish.
Nuro ka grabitur gjatë natës së mbrëmshme në rrugën “3 Dëshmorët”. Sipas policisë Nuro ka vjedhur dyqanin në pronësi të një shtetasi ku ka marrë 2 kompjuterë lojëra fati “Admiral”. Ndaj tij ka nisur procedimi penal.
a.k.NOA