Tiranë, 6 prill 2011, NOA – Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale deputetët socialistë kanë vendosur të kërkojnë mbylljen e seancave plenare të Kuvendit deri në fund të fushatës elektorale.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të grupit kuvendor socialist.
Sipas këtij vendimi pritet që në seancën e nesërme plenare socialistët t’i kërkojnë Kryetares së Kuvendit pushimin e seancave plenare të Kuvendit për plot 30 ditë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Ky vendim i grupit kuvendor të socialistëve merret pikërisht dy ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, ndërkohë që Partia Socialiste do ta çelë atë të enjten në 7 prill.
Kjo kërkesë e socialistëve merret për shkak se deputetët do të jenë të angazhuar me fushatën në mbështetje të kandidatëve të opozitës në zonat ku ata janë zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009-ës.
mit/NOA