English

Haxhinasto-Won Lee: Të zgjerohet bashkëpunimi kulturor me Korenë

Tiranë, 6 prill 2011, NOA – Forcimi i bashkëpunimit ekonomik, kulturor e në arsim mes Shqipërisë dhe Koresë ishte lajtmotiv i takimit të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto me Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Koresë në Republikën e Shqipërisë, Kyung Won Lee, me rastin e emërimit të këtij të fundit në këtë detyrë.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe u shpreh vullneti për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, sidomos në atë ekonomike dhe arsimore.

Ministri Haxhinasto kërkoi organizimin e një forumi biznesi, ku komunitetet të prezantojnë mundësitë respektive për bashkëpunim.

Kryediplomati shqiptar kërkoi zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe trashëgimisë.

Shefi i diplomacisë sonë Edmond Haxhinasto i uroi detyrën konsullit korean Won Lee duke i shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar atë në misionin e tij, konsullit korean me qëllim ngritjen në një nivel të ri të marrëdhënieve dypalëshe.

mit/NOA

KOMENTE