English

Kushner: Nuk kam dëgjuar të flitet për trafik organesh

Zvicër, 6 prill, NOA- Ish- shefi i UNMK-ut, Bernard Kushner tha se nuk beson në akuzat për trafikim organesh në Kosovë dhe thotë se asgjë nuk është vërtetuar rreth këtyre akuzave.

“Ne ishim në dijeni për abuzimet, por ne kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh”, ka thënë Kushner në një intervistë për televizionin zviceran TSR.

Reagimi i politikanit francez ka ardhur pas një sërë deklaratash të Karla Del Pontes dhe Dick Martit. Ai po ashtu denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

“Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër”, ka ironizuar Bernard Kouchner. I pyetur nga gazetari Darius Rochebin, rreth trafikimit të organeve, ish-ministri i jashtëm francez filloi të qeshet, ashtu siç kishte bërë kohë më parë në Graçanicë kur u pyet nga një gazetar serb rreth shtëpisë së verdhë.

Ai thotë se nuk beson dhe se asgjë nuk është vërtetuar, pavarësisht nga raporti i Martyt. “Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, tha Kouchner.

Ndërkohë, ai nuk është bindur nga provat e ofruara deri më sot. “Mikja ime Carla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë ku gjetën një shiringë... Kjo nuk është serioze”, ka thënë ish-kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës.

a.k.NOA

KOMENTE