English

Mbyt gruan dhe e publikon online

Spanjë, 6 Prill NOA - Ka mbytur gruan dhe më pas ka treguar kufomën e saj, nëpërmjet një ueb-kamere, babait të vajzës, i cili jeton në Rumani.

Gjithçka ka ndodhur në Torrejon de Ardoz, pranë Madridit.

Vrasësi, Darel Marcu, 21-vjeç, i pakënaqur, më pas njoftoi se po kërkon të vrasë dhe motrën e viktimës.

21-vjeçari është ndaluar menjëherë nga autoritetet, të cilët u lajmëruan nga babai i viktimës.

Në këtë pikë agjentët në Madrid kanë ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar vrasësin, me kombësi rumune, në mënyrë të tillë që të parandalonin një vrasje tjetër të motrës 13-vjeçare.

Vajza e vogël jetonte në shtëpinë e çiftin, por në atë moment ajo fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi.

r.b/NOA

KOMENTE