English

Parashikimi i motit për nesër, 7 prill 2011

Tiranë, 6 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Shqipëria

Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të jenë dominuese në vend përjashtuar zonat malore të cilat do të mbeten me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave.

Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet të ketë shtim të vranësirave në veri - verilindje të vendit të cilat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në mëngjes por mesdita do të sjellë rritje me 1-2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi ne Adriatik dhe në Jon të mbetet 2 ballë.

Europa

Europa veriore dhe veri-perëndimore do të mbeten me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, më të përqendruara do të jenë në Suedi, Norvegji.

Po ashtu shira të konsiderueshme do të ketë edhe në vendet e balltikut ku problematike do të jenë edhe stuhitë e forta të erës.

Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë edhe në verilindje të Europës, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jetë Europa Jugperëndimore, Qendrore dhe rajoni i Mesdheut si edhe gadishulli i Ballkanit.

Ngjarje ekstreme në Europë:

-Vendet e Balltikut rrezikojnë reshje shiu dhe stuhi ere

-Norvegjia, Suedia alarmojnë reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere

-Rusia alarmon dëbore të pakët dhe temperatura te ulëta

a.y/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari07:05 - 07 Prill 2011
    Parashikimi i motit per sot, ketu e para sa vjetesh, ishte i vranet. Nje shekull qe ecim me pushken ne krah ose pas kurrizit. A t'i rrofsh sa malet o Enver se i pame 45 vjet paqe dhe po te mbledhim dhe te Skenderbeut na vene gjithe gjithe rreth nje shekull. Ta marresh shtruar e te rrish po shtruar mbetem po rrogoz. Diku ngrihet nje liber diku nje note por ecja me pushken ne krah na ben Maratonomak. Ku po shkoni o njerez, drejt nje lidje qe s'lindi kurre. 7 Prilli eshte sot, neser e mot do jete e nesermja. Dielli ka nisur ecjen naze naze.