English

Qeveria merr përsipër kurimin e aktorit Roland Trebicka

Tiranë, 6 prill 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të qeverisë, një vendim më shumë njerëzor se politik ishte edhe fondi shtesë dhënë ministrisë së Shëndetësisë.

Ky fond nuk vjen as për aparatura dhe as për shtretër e rritje pagash, por për kurimin e aktorit të njohur dhe aq të dashur për shqiptarët Roland Trebicka.

I identifikuar me rolin e Jovan Bregut te “Pallati 176”, gjendja e tij shëndetësore, dhe nevoja për kurim në Francë, ka bërë që qeveria të vërë në disponim nga fondi i saj rezervë 4 milion e 700 mijë lek (të reja), për përballimin e shpenzimeve të kurimit të aktorit në Francë. Nga ky fond pritet që të bëhet kurimi i plotë i aktorit dhe shërimi e përmirësimi i tij.

a.y/NOA

KOMENTE
  • fredi13:03 - 20 Prill 2011
    Landi te uroj sherim te shpejte per te miren tende te familjes dhe tonen gjithashtu. Nuk ta harrojme kontributin qe ke dhene . Edhe njehere sherim te shpejte!