Tiranë, 6 Prill, NOA - Rritja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe përfshirja më e gjerë e tyre në nivele të larta vendimmarrjeje, do të jenë sot në qendër të një takimi me temën e shkëmbimit të përvojave nga gra të përfshira në politikë dhe vendimmarrje.
Organizatorët e tij mësohet se janë Shoqata e Bashkive dhe Shoqata e Komunave të vendit, në mbështetje të zyrës për Bashkëpunim Zvicër-Shqipëri.
Siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, organizatorët e këtij aktiviteti mbrojnë idenë se rritja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe përfshirja më e e tyre në nivele të larta vendimmarrjeje janë kushte të rëndësishme për zgjedhjet si dhe për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Konkretisht, në këtë takim do të kryhen prezantime të përvojave nga disa gra drejtuese në nivel vendor.
n.e/NOA