Tiranë, 6 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin mbi deklaratat e fundit të Bashkimit Evropian për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Hetimi i policisë/ Kaja, plumbat lidhen me atentatet e fundit”, i cili flet për rezultatet e para hetimore të publikuara nga forcat e policisë mbi atentatin ndaj drejtorit të Ndërtimores në Bashkinë e Tiranës.
“LSI futi në garë Hysni Milloshin, anëtarja e Këshillit bashkiak kaloi me komunistët”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Del nga psikiatria, vret babain me armë të forta”; “Flet Kiço Mustaqi: Ramiz Alia inskenoi revoltën e Shkollës së Bashkuar”; “Basha me studentët: Do jap 600 bursa në vit, ndihmë për punësimin” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Hysni Shoshori: Në gjyqin tim politik, Berisha bërtiste ‘Të varet, Të varet”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete intervistën e dhënë nga personi që pretendon se është dënuar i ndihmuar nga kryeministri aktual, në kohën e komunizmit.
“Intervista e Kadaresë me Martinoviç, ja dy pyetjet që u hoqën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Ipad 2 mbërrin në Tiranë për 2 javë, çmimet dhe risitë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Tre presidentë: Partitë të bëjnë debate dhe jo dhunë”, i cili citon deklaratat e reja të Moisiut, Topit dhe Meidanit, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend.
“Kryetari i Komitetit Shqipëri-Greqi: Ligji i Luftës? Ta zgjidhin qeveritë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Kurse “Intervista/ Hysni Milloshi: Pse kandidoj përballë Ramës dhe Bashës” flet për kandidatin e tretë të zyrtarizuar për Bashkinë e Tiranës.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Dyfishohen votuesit fantazmë”, i cili tregon sesi në listat zgjedhore, ekziston një numër i madh votuesish të gabuar, në qendrat e gabuara.
“Alarm! Import mbetjesh spitalore nga Italia” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kreditë e pashlyera në banka, arrijnë mbi 600 milionë dollarë”, “I sëmuri mendor rreh dhe kafshon babanë deri në vdekje” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “BE: Bëni zgjidhje me standarde, ndryshimet në Kod pas 8 Majit”, i cili pasqyron reagimin e Brukselit zyrtar mbi procesin e afërt elektoral në vendin tonë.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “OSBE: Partitë t’i përmbahen lojës së ndershme dhe Kodit”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Berisha: Rama shkoi te Partia e Punës, ne fitojmë mbi 55%”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 6 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.