Tiranë, 6 prill 2011, NOA- Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Erion Veliaj tha gjatë ditës së sotme se kandidati i maxhorancës ripërsërit premtimet e pambajtura të Kryeministrit Berisha.
Mashtrimet e djeshme nënvizoi ai po bëhen premtimet e sotme: “Dje dëgjova që kandidati i Saliut për Bashkinë e Tiranës që po u premtonte për herën e gjashtë studentëve shqiptarë, se do tu japi kartën e studentit. Por kartën e studentit e ka premtuar edhe babai i tij Sali Berisha, në vitin 2006. Jo vetëm kap por ka dhënë dhe 60 milion lekë që karta e studentit ti jepej çdo student shqiptarë”.
Veliaj shtoi se, mashtrimet e babait po kthehen në premtimet e djalit dhe se mashtrimet e djeshme po kthehen në premtimet e sotme.
Ai shtoi se premtimi për kartën e studentit është një vendim i qeverisë i vitit 2006.
a.y/NOA