Zvicër, 6 Prill NOA - Zvicra është një vend shumë i njohur, për të qenë më preciz dhe në fushën ambientale. Në këtë mënyrë nuk ka pse të habitemi, në metodat e tyre politike “të gjelbërta”, për të përdorur mjete jo ndotëse.
Ashensori i biçikletave, për shembull, është gjetja e re e cila promovon lëvizjen nëpër fshatra nëpërmjet mjetit të transportit me dy rrota.
Ideja është ajo që të krijohen sa më shumë mundësi për të ecur dhe lodhja të jetë e paktë.
“Më shumë njerëz në këto momente do të përdorin biçikleta dhe kjo në rast se duan të kalojnë kodrat”, - pohoi zëdhënësi i fushatës transporte të “gjelbërta”, Guido Trevisan.
Momentalisht, inxhinierët janë mobilizuar për të krijuar një network të vërtetë të territorit, si ai që është ekzistent në Norvegji.
r.b/NOA