English

Athina: Do e ndjekim me shumë vëmendje gjyqin për Aristorel Gumën

Athinë, 7 prill, NOA – Athina zyrtare duket mjaft e interesuar për ecurinë e procesit gjyqësor në lidhje me vdekjen e Aristotel Gumës.

Në një deklaratë të posaçme, lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka reaguar ndaj pyetjeve të gazetarëve mbi referimet e shtypit shqiptar se ekspertiza ka konkluduar që “Aristotel Guma vdiq në aksident automobilistik që shkaktoi ai vetë”.

“Më 12 gusht 2010, një grup nacionalistësh përndoqi dhe vrau homogjenin Aristotel Guma, ngase ky fliste greqisht. Krimi i tyre u dënua nga gjithë bota politike e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi atëherë se “është një akt barbar të vritet dikush që kthehet në shtëpinë e vet”, ka thënë ai. Duke shtuar se “Greqia do t’i ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në procesin gjyqësor mbi Aristotel Gumën”.

“Presim nga Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe kandidat për anëtarësim në BE, të garantojë dhënien e shpejtë e të drejtë të drejtësisë që do të përbëjë dhe përgjigjen e vetme konkrete ndaj shqetësimeve të minoritetit grek. Greqia nuk ka asnjë predispozitë që të përzihet në procedurat e drejtësisë shqiptare, por i mban hapur gjithë mundësitë e veprimeve të ardhshme”, përfundon deklarata e tij.

n.e/NOA

KOMENTE