English

Atifete Jahjaga zgjidhet e para Presidente femër e Kosovës

Prishtinë, 7 prill 2011, NOA- Pas votimit të ndërmarrë lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga ka siguruar 2/3 e votave duke u zgjedhur e para Presidente femër në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur këtë herë presidenten e re të vendit, nisën votimet ku Jahjaga u propozua si kandidate e përbashkët e tre partive politike PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, nga ku mori 80 vota.

Përballë saj ishte Suzanë Novobërdaliu e cila vjen nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re, e cila mori vetëm 10 vota.

Kjo është hera e parë që Kosova kandidon dy femra për pozicionin e kreut të shtetit.

Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kundërshtuar këto kandidatura duke i cilësuar si një pazar politik, madje ka braktisur edhe sallën e punimeve.

Pas shpalljes së rezultateve, Atifete Jahjaga bëri betimin para ligjvënësve kosovarë.

a.y/NOA

KOMENTE