Austri, 7 Prill NOA - Tepër kurioze dhe madje dhe pak skandaloze, shpikjet në ëmbëlsira të pastiçierëve austriakë të Maria Enzersdorf, një lokalitet që është vetëm 15 kilometër larg nga Viena, në Austrinë e ulët, ku e veçanta ishin tortat me dizajn të veçantë nazistësh.
Faktikisht ata ishin, pasi për momentin janë ndaluar nga policia austriake.
Në lidhje me këtë ngjarje veproi dhe komiteti i të mbijetuarve të ish kampit të përqendrimit të Mauthausen, që e denoncoi këtë fakt si një mbështetje të krimeve.
Ky asortiment nostalgjik ishte tepër i pasur: ishte një tortë me përshëndetjen naziste, një me moton e SS “Meine Ehre heisst Treue” (nderi im quhet besnikëri), edhe një tjetër me një bebe dhe shenjën e zvastika.
Pronari i pastiçerisë Manfred Klaschka, me moshë 46-vjeçare, ka një katalog të tërë të tortave, naziste dhe jo, me kosto prej 90 euro secila.
r.b/NOA