Tiranë, 7 prill 2011 NOA / Ervin Tirana – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetar bashkie në detyrë i Tiranës, Edi Rama në takimet me banorë në njësinë numër 9 në Tiranë, duke përdorur një barcaletë ka bërë dhe një “kërcënim” për Berishën: “Në 8 maj do ta hedhim nga avioni pa parashutë po e preku votën”.
Duke qëndruar e folur me disa banorë, z.Rama nuk i ka kursyer batutat për kryeministrin dhe rivalin për bashkinë e Tiranës. Ai ka gjetur kohë të luajë dhe shah me disa banorë e po ashtu me të tjerë, të tregojnë barcaleta.
Dhe, ashtu si edhe në takime të tjera edhe këto biseda spontane në rrugë, njësi tregtare e apo bare e lokale të ndryshme Rama nuk ka harruar të bëjë batuta duke nënvizuar me humor fenomene të keqqeverisjes apo të vjedhjes së votës: “Saliu, Bushi dhe Berluskoni në avion. Thotë piloti mbaroi karburanti, por një parashutë kam, si t’ia bëjmë. Ta hedhim në votë, i thotë Saliu. Mirë i thonë dy të tjerët. Votohet dhe fiton Saliu. Merr parashutën, ika unë thotë, dhe hidhet. I thotë Bushi Berluskonit, ore si fitoi ky?! Berluskoni i thotë, mirë që fitoi po ku i gjeti 40 vota, ne 3 veta jemi.
Kurse pasi përfundoi barcaletën, lëshoi "kërcënimin": "Në 8 maj do ta hedhim nga avioni pa parashutë po e preku votën.
[media width=600 height=400]