Gjermani, 7 Prill NOA - Frank Uesbeck asnjëherë nuk do të kishte menduar se ai mesazh i hedhur në det gjatë një shëtitje me varkë me babain e tij, do të kalonte ujërat për të mbërritur 25 vite më vonë në duart e një djali 13 vjeçar.
Daniil Korotkikh, një djalë rus 13-vjeçar, ka gjetur këtë shishe ku në brendësi të saj ishte mesazhi i Frank, teksa po kalonte me prindërit e tij në plazh.
Babai i Daniil, që ka studiuar gjermanishten i vogël, kishte përkthyer mesazhin: “Emri im është Frank dhe jam 5-vjeç.
Un dhe im atë jemi duke udhëtuar me një varkë për në Danimarkë. Nëse e gjen këtë letër atëherë mu përgjigj dhe un do të kthej përgjigje”.
Letra ishte e datuar më 1987 dhe përmbante dhe një adresë. Pas 25 viteve Frank, që sot është 29 vjeç, ka marrë përgjigjen pasi prindërit e tij jetonin ende në atë adresë.
“Në fillim nuk mund ta besoja”, - deklaroi Uesbeck që ka takuar vogëlushin Daniil nëpërmjet një video-chati në fillim të muajit mars.
Djali ka treguar shishen në të cilën gjeti mesazhin, duke shtuar se sa e pabesueshme ka qenë rezistenca ndaj ujit gjatë gjithë këtyre viteve.
Kështu ka qenë më e besueshme mundësia që për pjesën më të madhe të kohës ajo ka qëndruar në rërë. në Curonian Spit, një plazh rreth 100 kilometër mes Lituanisë dhe Rusisë.
r.b/NOA