Tiranë, 7 prill, NOA Update – Polumbarët kanë mundur të nxjerrin para pak minutash trupin e djaloshit 15-vjeçar i cili dyshohej se ishte mbytur në ujërat e Liqenit Artificial në kryeqytet, dje në mbrëmje.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se gjenden aktualisht në vendngjarje dhe se viktima mban emrin Lenis Lamçe.
Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë dhënë alarmin në polici, se fëmija i tyre mund të ishte mbytur në liqen dhe prandaj që herët, kanë nisur kërkimet.
Të dhënat e para konfirmojnë se Lenisi, është një nxënës në klasën e 9-të të shkollës "Siri Kodra" dhe se dje ka qenë duke luajtur së bashku me një grup shokësh të klasës pranë liqenit.
Por ende grupi hetimor nuk ka arritur dot në ndonjë përfundim të saktë sesi mund të ketë ndodhur mbytja e tij në ujërat e liqenit.
Tashmë trupi i tij u dërgua në morg, ndërsa po merren në pyetje gjithë shokët e tij, me të cilët ai ishte dje pranë liqenit, për të kuptuar përse ka ndodhur në të vërtetë ngjarja e rëndë... (vijon)
n.e/NOA