English

Gramsh, shpërthen granata, vdes 9-vjeçari, plagoset i vëllai

Gramsh, 7 prill 2011, NOA – Loja e rrezikshme me një granatë i ka marrë jetën një nëntëvjeçari në Gramsh dhe ka plagosur vëllanë e tij më të vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 30 minuta më parë në fshatin Shën-Mërizë të Gramshit.

Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se dy vëllezërit E.Nesiti 9 vjeç dhe O.Nesiti 4 vjeç po luanin me granatë larg syve të prindërve në kasollen e bagëtive. Por loja e rrezikshme nuk i ka kursyer jetën njërit prej vëllezërve, pasi granata i ka shpërthyer në dorë vëllait më të madh, E. Nesitit duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë që shpërthimi i saj ka lënduar edhe më të voglin katërvjeçarin O. Nesiti, i cili pas plagëve të marra është duke u mjekuar në spitalin e Gramshit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

mit/NOA

KOMENTE