English

Haxhinasto uron presidenten e Kosovës

Tiranë, 7 prill, NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Haxhinasto përshëndeti sot zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga. “Unë dëshiroj të përshëndes zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, znj Atifete Jahjaga dhe t'i uroj asaj punë të mbarë. Dua të vlerësoj, gjithashtu, maturinë dhe përgjegjësinë e treguar nga forcat politike të Kosovës, që çoi në arritjen e konsensusit për zgjedhjen e presidentes në përputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit”, shprehet Haxhinasto në mesazhin e tij të urimit. Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë shqiptare vlerëson gjetjen e konsensusit dhe forcimin e rolit të institucioneve në Kosovë.

“Ky zhvillim politik në Kosovë, është një tregues i qartë se institucionet dhe kushtetuta funksionojnë, se demokracia po konsolidohet çdo ditë. Këto zhvillime do t'i shërbejnë përballimit të suksesshëm të sfidave që ka Kosova, në drejtim të zhvillimit ekonomik, të dialogut për çështjet teknike me Serbinë, të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, por sidomos integrimit të saj në strukturat euroatlantike”, shprehet Haxhinasto.

Nga ana tjetër, ai vlerëson dhe “punën e zotit Behgjet Pacolli si dhe përgjegjshmërine e tij politike gjatë këtyre proceseve të rëndësishme”.

a.k/NOA

KOMENTE