Prishtinë, 7 prill, NOA - Kandidatja e re për presidente në Kosovë, Atifete Jahjaga, është një kolonele policie.
Karrierën e saj në polici ajo e ka filluar si përkthyese, më pas si police në departamentin e policisë kufitare, e pastaj në njërin nga departamentet më të rëndësishme të policisë, atë të trajnimit.
Madje ajo është përmendur një herë edhe si kandidate për Drejtoreshë të Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Ajo është nga Gjakova, dhe ka kryer trajnime të shumta, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
n.e/NOA