Prishtinë, 7 prill 2011, NOA- Parlamenti i Kosovës i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur këtë herë presidenten e re të vendit, nisën votimet.
Atifete Jahjaga është propozuar si kandidate e përbashkët e tre partive politike PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, ndërsa Suzanë Novobërdaliu vjen nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re, parti nga e cila vinte edhe Bexhet Pacolli.
Kjo është hera e parë që Kosova kandidojnë dy femra për pozicionin e kreut të shtetit.
Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kundërshtuar këto kandidatura duke i cilësuar si një pazar politik, madje ka braktisur edhe sallën e punimeve.
Ndërkohë të pranishëm në votim do të jenë 101 deputetë sipas pranisë të deklaruar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ku 2/3 e tyre duhet të votojnë pro për të përzgjedhur drejtuesen e re të shtetit.
Kjo është hera e dytë që Kuvendi i Kosovës i nënshtrohet një votimi për president pas 22 marsit, kur u votua Bexhet Pacolli, pa kuorumin e mjaftueshëm dhe pa një kundër-kandidat, ashtu sikurse e parashikon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Ky votim vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli si shkelës të aktit më të lartë juridik, procedurën e zgjedhjes së Pacollit.
a.y/NOA