Tiranë, 7 prill, NOA – Deputetët e të dyja kaheve politike në vend, si ata të Partisë Demokratike, edhe ata të Partisë Socialiste duket se janë dakord për idenë e pezullimit të punimeve të Kuvendit gjatë javëve të ardhshme të fushatës elektorale.
Siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, pritet që ata t’ia bëjnë me dije këtë kryeparlamentares Topalli, duke e argumentuar këtë kërkesë me angazhimet që do të kenë pranë zonave elektorale për të marrë pjesë në takimet me banorët për prezantimin e kandidatëve përkatës për kryetarë bashkish dhe komunash në vend.
Nga ana tjetër, pritet që ata të debatojnë në seancën e sotme parlamentare edhe mbi projektligjin e paraqitur nga qeveria për amnistinë fiskale.
n.e/NOA