English

Kuvendi i shkruan Braçes: T’i kemi plotësuar kushtet për hetimin ndaj nesh

Tiranë, 7 prill, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu, i ka nisur sot një letër deputetit Erion Braçe, i nominuar si kryetar i komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e këtij institucioni, ku i sqaron përgjigjet e ankesave të tij lidhur me mungesën e kushteve të punës për këtë komision.

“Pretendimet e ngritura nuk i përgjigjen realitetit. Komisionit hetimor i janë vënë në dispozicion menjëherë ambientet e mbledhjeve dhe të punës si edhe stafi i shërbimit juridik dhe Sekretaria administrative.

Më pak se 24 orë pas miratimit të vendimit të Kuvendit, këtij komisioni i janë siguruar kushtet e plota të punës edhe për kryetarin dhe zv/kryetarin e tij”, citon shkresa/

Duke shtuar se ligji përkatës, nuk ngarkon kryetaren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjeve të komisionit hetimor, por kryetarin e këtij komisioni.

Komisioni hetimor gjatë veprimtarisë së tij drejtohet nga kryetari i Komisionit ose me autorizimin e tij, nga zv/kryetari i tij”, përfundon shkresa e Myftiut.

n.e/NOA

KOMENTE