English

Liqeni Artificial, dyshohet të jetë mbytur një djalë 15-vjeçar

Tiranë, 7 prill, NOA – Një djalë 15-vjeçar dyshohet se është mbytur në ujërat e Liqenit Artificial, dje në mbrëmje.

Ngjarja e rëndë, konfirmohet paraprakisht nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat gjenden aktualisht në vendngjarje.

Mësohet ndërkaq, se në vendin ku mendohet të jetë mbytur djaloshi, gjenden edhe familjarët e tij të cilët kanë hedhur dyshimet për aktin e rëndë të vetëvrasjes.

Policia nuk jep ende të dhëna mbi identitetin e të miturit, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e mundshme të trupit të tij ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE