Tiranë, 7 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, në çeljen e fushatës së koalicionit opozitar, tha se “Aleancë për të ardhmen” i ka të gjitha potencialet për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë banale ku është futur vendi.
Sipas tij çifti Basha-Berisha tallet me të gjithë qytetarët.
“Ky pseudo-kryeministër ka disa motive pse qëndron derisa vret qytetarët e tij, pasi ai ka një motiv të krijojë përçarje zonale në Shqipëri deri në armiqësi, pasi ai ka mision të shkatërrojë ekonominë e vendit, madje edhe investimet e tij janë pseudo. Ai urren shqiptarët, por ata së bashku me 4 të vrarët e tij do i japin përgjigje”, u shpreh Ngjela.
Sipas tij, një tjetër motiv pse Kryeministri Berisha është në pushtet, është fakti se kërkon me çdo kusht të luftojë gjithë intelektualët e vendit.
a.y/NOA