Shkodër, 7 prill, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale gjatë një operacioni të organizuar mbrëmjen e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në kuadër të operacionit “Rrethinat 2”, pasditen e djeshme u arrestuar Elmir Guri, 40 vjeç, banues në lagjen ”Partizani” të qytetit Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim datë 05.04.2011, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penal të ”Vrasje e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim”
Po dje rreth orës 23.00, u bë kapja dhe ndalimi i Preke Miri, 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, të rrethit Shkodër. Miri është shpallur në kërkim pasi akuzohet për “Shkatërrim të pronës”.
Ndërkohë personi i tretë i arrestuar në orën 23.30 të mbrëmjes së djeshme është Klodian Sinaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” qyteti Shkodër.
Sinaj dyshohet si autor i vjedhjes të një banese në lagjen “Tom Kola”, qyteti Shkodër.
Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit u arrestuar Lazër Koçeku, vjeç 26, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.
Koçeku u arrestua për armë mbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në makinën e tij fuoristradë “Mitsubishi” me targa SH 65 00 E, në vendin e quajtur Ura e Bardhajve, Komuna Rrethina Shkodër, Koçekut iu gjet një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.
a.k.NOA