English

Parashikimi i motit për nesër, 8 prill 2011

Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Dita e nesërme pritet te mbizotërohet nga qarkullimi i masave ajrore nga jug-perendimi i kontinentit do te kushtezoje ne vendin tone mot te kthjellet por vranesirat do te jene te pranishme gjate gjithe dites.

Vranesirat me te dendura do te kete ne zonat lindore te Shqiperise te cilat do te gjenerojne shira me intensitet te ulet.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte te dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne zonat e ulta dhe bregdetare, ndersa vranesira dhe shira te dobet do te kete ne zonat malore veriore dhe zonat malore juglindore.

Gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen nga i gjithe vendi.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante ne vlerat e mengjesit por mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim jugor-jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete 2 balle.

Europa

Veriu dhe veriperendimi i kontinentit do te dominohen nga vranesira dhe reshje te dendura shiu dhe debore, here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere sidomos ne Suedi dhe Finland ku reshjet do te jene intensive.

Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu do te jene vendet e balltikut dhe Europa Verilindore por intensiteti i tyre do te jete i ulet.

Nersa Europa Jugperendimore, Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut do te mbeten me kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te jete dominues gjate gjithe dites.

Ne gadishullin e Ballkanit dominuese do te jene kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Finlanda,Suedia rrezikohen nga debora e dendur dhe stuhite e eres

- Vendet Balltike do te mbeten me reshje shiu dhe stuhi ere

- Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta

a.y/NOA

KOMENTE