English

Pasqyra e Shtypit, 7 prill 2011

Tiranë, 7 prill, NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 7 prill 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.a

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Ndërtimi i xhamisë, qeveria kompenson myuslimanët”, i cili flet për vendimin e djeshëm të qeverisë që i adresohej komunitetit mysliman.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Basha me intelektualët: Kandidimi im për të ndryshuar Tiranën”, “I vdes vajza e helmuar nga torta, vret pastiçierin”.

E përditshmja “Standard” hapet me titullin kryesor; “Miratohet amnistia fiskale” i cili pasqyron vendimin e djeshëm të komisionit të Ekonomisë në Parlament, për miratimin e projektit.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Basha me intelektualët, Rama shmanget, i trembet debatit”, “Opozita kërkon bllokimin e ligjeve: Të mbyllet Kuvendi”.

E përditshmja “Ballkan” ka si argument kryesor; “Skandali, presion OSBE për raportin e zgjedhjeve”, i cili pasqyron deklarata e një vëzhguesit të zgjedhjeve për kërkesat në lidhje me raportin e zgjedhjeve.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Amnistia, Bode: Ja kush përfiton”, “72-vjetori, Vaçe Zela: Plasa të vij në Shqipëri”.

Gazeta “Tirana Observer” hapet me titullin kryesor; “Raporti, zgjedhjet e 8 majit, më të kushtueshmet”, i cili flet për koston financiare që kanë zgjedhjet lokale të radhës, në raport të gjitha zgjedhjet e kaluara.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Malaj: Zgjedhjet lokale po kthehen në një garë parlamentare”, “Deklarata që pritet të sjellë debate: Nika: Rrugët e Tiranës të mos kenë emra atentatorësh”, “LSI zbulon sloganin për Tiranën”.

Gazeta “Republika” hapet me titullin kryesor; “Amnistia fiskale, të gjitha detajet”, ci vili pasqyron draftin e plotë të Ministrisë së Financave për këtë vendim.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “PR takim me kandidatët për këshilltarë, Mediu: Basha fytyra e duhur për Tiranën”, “Edi Rama në njësinë 9, mazhoranca reges dhe premtime të pambajtura”.

a.k/NOA

KOMENTE