Tiranë, 7 prill, NOA - Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës kanë prezantuar sot disa nga pikat e projektit të Edi Ramës për kryeqytetin. Krijimi i parqeve, hapësira e reja për ndërtimin e objekteve të banimit, si dhe krijimi i 4 parqeve të mëdha, të cilat do të sjellin një mesatare prej 7 metrash katror gjelbërim për çdo banorë, janë disa nga premtimet kryesore të Ramës, për të marrë mandatin e ri të drejtimit të kryeqytetit. Deputetët Mimi Kodheli, Eduard Shalsi dhe nënkryetarja e Bashkisë Albana Dhimitri dhe Administratori i Përgjithshëm Dritan Agolli kanë prezantuar disa prej projekteve kryesore ambicioze për kryeqytetin, nën moton “Tirana qyteti ynë, Tirana kryeqendra e rajonit”.
Disa nga pikat e planit të Edi Ramës për Tiranën
Hapje e 10 zonave të banimit për 400 mijë familje.
17 shkolla të reja.
Kaplues universitar për studentët.
Krijimi i mundësive për zgjerimin e 4 spitaleve kryesor edhe 15 poliklinikave.
Hapësira të reja dhe rekreative parqe të reja dhe 1 park rajonal.
Parku i Lanës, 140 mijë 2.
Parku Paskuqanit, më i madh në Ballkan. Çdo qytetraë do të ketë 7 metër katror në qytetin e Tiranës.
13 linja transTirana qyteti ynë, Tirana kryeqendra e rajonit.
porti urban dhe 290 autobusë të standardeve evropiane .
6 linja shërbimi me tramvaj, Universiteti Politeknike-Kombinat, Universiteti Bujqësor Kamzës, Tirana-Aeroporti i Rinasit, Tiranë-Durrës, etj.
20 kilometra rrjet hekurudhor dhe 30 stacione në zona
6 parqe rajonale dhe 8 parkime nëntokësore afër Tiranës, 30 parkime të lëvizshme në blloqet e banimit.
Parku i Integruar i Liqenit, Kopshti Botanik, Kopshti Zoologjik dhe Kopshti i Liqenit
Zona, Lumi i Tiranës
Zona e re Universitare
Unaza e Tiranës
Tram-Tirana transporti metropolitan ku me një biletë do të udhëtosh kudo
Muzeu i Tiranës dhe i bashkëjetesës së qytetarëve.
a.k/NOA