Tiranë, 7 prill 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama njëherësh i zgjedhuri i tyre për të marrë mandatin e katërt në Bashkinë e Tiranës, në fjalën e tij hapëse të fushatës tha se të gjithë Tiranasit pa dallim, në këtë moment të veçantë të historisë mblidhen bashkë për të çuar vendin përpara.
Që në fillim ai theksoi se që nga dje gjithë të lindurit e ditës së djeshme do të marrin çekun e lindjes së bebes së vogël që simbolizon kujdesin për të ardhmen dhe brezin e ri.
“Është një çek që ne do ta japim çdo mëngjes, sepse Tirana është e të gjithëve”, u shpreh kryebashkiaku.
Më tej ai shtoi se, “Ne nuk i ndajmë qytetarët në socialist e demokratë, nuk i ndajmë në tanët, e të tyre, pasi e vetmja rrugë për ne është “Aleanca për të ardhmen” dhe Partia Socialiste”.
Pak para se të mbante fjalën kryesocialisti Edi Rama, në pallatin e kongreseve u transmetuan pamje nga demonstrata e 21 janarit.
Ku u ilustruan pamje nga përplasjet mes qytetarëve dhe punonjësve të rendit, për të vijuar më parë me dëshmitë e ish-ministrit Dritan Prifti, lidhur me video-përgjimin mes tij dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, video e cila është në hetim nga organi i akuzës. (Vijon...)
a.y/NOA