English

Rama: Sali mos prek votën, ndryshe të pret lëvizja e re demokratike

Tiranë, 7 prill 2011, NOA- (Update) Lëvizje e re demokratike si ajo e viteve 90-të, ishte paralajmërimi i kryebashkiakut Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij.

Ai tha më tej se ky është paralajmërimi për qeverinë aktuale dhe për të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit, të cilët nëse do tentojnë të vjedhin votën do përballen direkt me të sapo Rama të vij në pushtet.

“Sali mos guxo të prekësh votën, këtë herë jemi të vendosur, kurrë më”, deklaroi Rama.

Sipas tij kjo lëvizje e re demokratike do të bëhet prej tij hapur dhe qartë, pasi populli po vuan nga mungesa e lirisë dhe e demokracisë.

Në mbyllje të fjalës së tij i rikandiduari për të katërtën herë, Edi Rama, ftoi në krah të tij bashkëshorten Linda, si dhe kandidatët që do të garojnë për bashkitë në 8 maj, duke thënë se ky ekip do shënoj fitore historike.

a.y/NOA

KOMENTE