Tiranë, 7 prill 2011, NOA- (Update) Edi Rama në fjalën që po mban në Pallatin e Kongreseve për çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 8 majit tha se, në kushte të tjera do ishte prezantuar për kryebashkiak një tjetër njeri.
“E kam pranuar këtë kandidaturë si detyrim karshi gjithë bashkëqytetarëve të mi, që e kërkonin nga unë këtë angazhim, për të mbrojtur Tiranën, të gjithë këtë kanë mundësinë që në 8 maj të largojnë qeverinë. Është dita që do shënohet hapja e luftës ndaj kusarisë, papunësisë e varfërisë. 8 maji është një votë besimi për çdo kandidat për “Aleancën e së ardhmes” si dhe për çdo protestë ndaj qeverisë”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Më tej ai tha se, asnjë njeri nuk humbet prej fitores së socialistëve, i humburi i vetëm është kusaria, tha kryebashkiaku dhe se humbasin ata që vjedhin, dhe jo ata që zgjedhin.
Sipas Ramës, Partia Socialiste nuk negocion mbi votën dhe mbi mjerimin e shqiptarëve.
Ai tha se nuk është rastësi që në njësinë nr.8 kandidon një Vorps, në një lagje autoktone e cila vazhdon të shkelet në lirinë e pronës, sikur qeveria nuk ekziston.
Sakaq ai deklaroi se 3 herë e ka marrë Saliu shuplakën, dhe në 8 maj Saliu e Iliri do marrin shuplakën më shembullore të gjithë Shqipërisë.
Rama tha se, “Rruga e tyre është, rruga e antikushtetues, është rruga që përpëlitet prej zilisë së pushtetit të tjetrit. Mbi të gjitha rruga jonë është e qytetarisë dhe e njerzillikut. Por rruga e tyre të çon në fashizëm”.
a.y/NOA