English

Rikandidimi i Ramës, 43.8 për qind e votojnë, 57.2, kundër dhe në dilemë

Tiranë, 7 prill, NOA – Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin nesër, vetëm 43.8 për qind e votuesve do të ishin gati të rizgjidhnin drejtuesin aktual të Bashkisë. Ndërkohë që 57.2 për qind e të anketuarëve janë kundër rizgjedhjes ose në dilemë.

Ky është rezultati i sondazhit të publikuar sot nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, i cili u prezantua ditën e sotme.

Edhe pse studimi i referohet disa qyteteve, të dhënat e tij vlejnë për gjithë bashkitë kryesore në vend. Pyetja që u është drejtuar 1250 të anketuarave është; “në qoftë se zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin nesër, a do të votonit për rizgjedhjen e kryetarit të tanishëm të bashkisë suaj?”

“Studimi u zhvillua nëpërmjet intervistave të zgjedhura në mënyrë të rastësishme, ballë për ballë, me një kampion prej 1250 të anketuarish. Kampioni u shpërnda në 10 qytete, në mënyrë përpjestimore, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikave. Intervistat u zhvilluan në Shkodër, Lezhë, Kukës, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Anketimi u zhvillua gjatë shkurtit të vitit 2011”, thuhet në të dhënat e metodologjisë së sondazhit .

a.k.NOA

KOMENTE
  • Anizel15:41 - 07 Prill 2011
    ...po ne lajm nuk thuhet per keta qe i pergatiten intervistat dhe statistikat,a iashin te PS apo te PD apo gjysmake ....... respekte