Tiranë 7 prill, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar pas një sherri të ndodhur në qendër të Tiranës. Lulzim Ramazan Koçerri, 45 vjeç, banues në Kodër Kamëz, Tiranë, për motive ende të pasqaruara nga politika ka goditur një 26-vjeçar me grushte dhe me sende të forta.
Më pas Koçeri ka nxjerrë dhe një thikë dhe e ka tentuar që ta vrasë 26-vjeçarin, Fatjon Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, në afërsi të Pallatit të Kulturës. Pas sherrie me dy personave, kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, të cilët kanë tentuar të arrestojnë 45-vjeçarin.
Por në këto momentet, Koçerri ka qëlluar me grushte edhe punonjësin e policisë.
Më pas është bërë i mundur arrestimi i tij dhe dërgimi në Komisaritatin Numër 1 në Tiranë. Ndaj tij ka nisur procedimi penal.
a.k/NOA