English

Sherr për humbjen e Interit, plagoset me thikë një shqiptar

Maranello, (Itali), 7 prill, NOA - Ndeshja mes Interit dhe Shalke 04 është përjetuar me emocione dhe tension, jo vetëm nga italianët, por edhe emigrantët shqiptarë në Itali. Madje, shqiptarët kanë shkuar edhe më tej, duke e mbyllur me sherr humbjen e Interit. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë rrahur dhe goditur me thikë një bashkëkombësin e tyre pas humbjes së Interit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Maranello afër Modenës, në lokalin “Red Point” në rrugën “Klaudia.

Tre shqiptarët e arrestuar janë nga mosha 48 dhe 22 vjeç. Për arsye etike, policia nuk i ka bërë publik emrat e tyre.

Sherri ka ndodhur teksa 4 shqiptarët kanë qenë duke pirë dhe duke parë ndeshjen në bar. Afër fundit të ndeshjes, njëri prej tyre ka fyer rëndë lojtarët e Interit për humbjen aspak dinjitoze me 5 gola në rrjetë.

Alkoli i tepërt që kishin konsumuar, ka bërë që tre shqiptarët e tjerë të mos i kapërdijnë dot ofendimet ndaj skuadrës së zemrës dhe kështu ka shpërthyer sherri. Gjatë zënkës është përdoru dhe thika. Ndërkohë që drejtuesit e lokalit kanë njoftuar policinë, e cila ka arrestuar menjëherë tre shqiptarët. Ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë dhe është shtruar menjëherë në spital.

a.k/NOA

KOMENTE