English

SHKB prangos punonjësin e policisë, për mashtrim e falsifikim

Tiranë, 7 prill 2011, NOA- Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave.

Altin Jashari, 49 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë, me detyrë Komandant Toge

pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, është arrestuar pas një pune disa mujore të kryer nga nga Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë.

I arrestuari, do të ndiqet penalisht për veprat penale të “Mashtrimit” dhe të

“Falsifikimit e përdorimit të dokumentave shkollore”.

a.y/NOA

KOMENTE