SHBA, 7 Prill NOA - Imazhet e prototipit të ardhshëm të iPod Touch të gjeneratës së katërt (4G) na paraqesin qëllimin e mundshëm të kompanisë gjigante të Apple për të braktisur tastin “Home” që është në ekranet me prekje dhe kjo në favor të një butoni “touch-sensitive”.
Prototipi do të mbarti firmën e MC550LL DVT-1 (Design Verification Test) dhe me shumë mundësi mund ti referohet disa eksperimenteve të kryera në të shkuarën nga Apple.
Një tast i këtij lloji do të ndikonte shumë në përmirësimin e imazhit të aparaturës në fjalë.
IPod Touch i ardhshëm do të prezantohet me shumë mundësi në fund të verës dhe vetëm atëherë mund të zbulojmë në rast se Apple do të adoptojë tastin touch-sensitive.
Prototipi MC550LL DVT-1 dallohet dhe për një memorie të brendshme tepër të bollshme, prej 128GB.
r.b/NOA