Tiranë, 7 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin mbi vendimet e fundit të qeverisë, ku bie në sy ai për kurimin e aktorit Roland Trebicka si edhe kompensimin e myslimanëve për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Tiranës.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “PS në Gjykatë/ Fleta e votimit, KQZ i heq Ramës siglën e PS”, i cili flet për vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me fletët e votimit për zgjedhjet e 8 Majit.
“Lulzim Basha përballë 31 intelektualëve të ‘Iniciativa për Tiranën’, Edi Rama i bojkoton”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ministria/ Raporti i dytë për Maturën, ku gabojnë maturantët”; “Aktori Roland Trebicka i sëmurë, qeveria i paguan kurimin”; “Opozita kundër amnistisë, miratohet vetëm falja” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Shoshori: Dy vendimet e gjykatave në 1975/ Historia e plotë e njeriut që akuzon Kryeministrin”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete dëshmitë e reja të njeriut që pohon se Berisha kërkonte varjen e tij në gjyqin komunist.
“Roland Trebicka me tumor në mushkëri, qeveria e dërgon në Francë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Arkivi zbulon sot dy filma të ndaluar të djalit të Mehmet Shehut”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Greqia: Qeveria të na sqarojë për katin detar”, i cili citon deklaratat e reja të ministrit të Jashtëm grek, Droutsas, mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
“Gruaja e vrasësit të pastiçierit: Vajza jonë vdiq nga çokollatat” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur së fundmi në një pastiçeri të Vlorës.
Kurse “Dalin përgjimet e reja, Berluskoni vajzave: Do përfitoj nga buzët tuaja” flet për faktet e reja mbi procesin “Berluskoni”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rama Berishës: Po preke votën, do biesh pa parashutë”, i cili tregon batutat e fundit të kryesocialistit në takimet banorë të Tiranës, në kuadrin e fushatës elektorale.
“Krimet e Rënda, Prokuroria konfiskim pronave të Prudentinos” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Vrasësi i pastiçierit: Më helmoi vajzën”, “Ministri i Financave: Falim taksat dhe gjobat, me kushte” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Ndërtimi i Xhamisë, qeveria kompenson myslimanët”, i cili pasqyron vendimin e marrë nga qeveria në lidhje me projektin për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Tiranës.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Banka Botërore: Shqipëria, një histori suksesi”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Berisha: Fushata e 8 Majit në dietë, makina me qera”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 7 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.