Tiranë, 7 prill 2011, NOA – Abonentët e What’s Up bëhen fitues të dyfishtë me What’s Up Double, oferta më e re e AMC-së, e vlefshme për një javë dhe e realizueshme katër herë në muaj. Kjo ofertë e re e bën celularin e abonentëve What’s Up një mjet të vërtetë komunikimi, me shumë minuta, SMS dhe MB internet.
Anëtarët e komunitetit What’s Up tani mund të aktivizojnë What’s Up Double dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të folur 600 minuta, për të dërguar 600 SMS brenda grupit What’s Up dhe për të lundruar në internet me 60 MB, e të gjitha këto për vetëm 300 lekë (me TVSH).
Kjo ofertë përfitohet shumë lehtë.
Abonentët What’s Up mund të hyjnë në menynë AMC Easy dhe ta aktivizojnë What’s Up Double ose të dërgojnë një SMS me tekst 300 në numrin 55410 dhe e përfitojnë në çast ofertën.
Përfitimet e kësaj oferte janë të vlefshme për një javë dhe abonentët mund ta përfitojnë deri katër herë në muaj.
Koha e bisedës dhe SMS-t e kësaj oferte mund të përdoren drejt të gjithë numrave What’s Up, në mënyrë që abonentët What’s Up të komunikojnë me njeri-tjetrin dhe të ndajnë kënaqësinë më shumë se kurrë.
AMC e sjell këtë ofertë me një moto të njohur tashmë: “E shohim botën si ti, plot komunikim!”
NOA