English

Ambasada Italiane jep bursa studimi për shqiptarët, ja kriteret dhe kërkesat për përfitim

Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Ambasada Italiane nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme Italiane u ofron qytetarëve shqiptarë për vitin akademik 2011-2012 bursa studimi.

Sipas këtij njoftimi flitet se kohëzgjatja e tyre di të shkojë në 111 muaj në total, pranë Akademive, Konservatorëve, Shkollave Kombëtare të Kinematografisë, ku kjo periudhë mësohet se do të variojnë nga 1 muaj e deri në 1 vit.

Kriteret për dhënien e bursës së studimit:

Ata te cilët paraqesin kërkesë për bursë studimi do të përzgjidhen nga një Komision i posaçem i emëruar nga Ambasadori i Italisë në Tiranë dhe në të cilin do të bëjnë pjesë, një funksionar i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës së Republikës së Shqipërisë.

Ky komision do të shpalle renditjen e kandidatëve, duke treguar ata të cilët do të përfitojnë bursën e studimit të kërkuar, plus një numër i arsyshëm të kandidatëve rezervë.

Kandidatët të cilët do të shpallen fitues duhet të vërtetojnë se plotësojnë kushtet e nevojshme për dhënien e bursës së studimit, mosplotësimi i kushteve sjell dhe humbjen e bursës, e cila më pas do ti jepet njërit prej kandidatëve rezervë.

Kërkesat do të jenë si më poshtë:

1. Mosha dhe njohja e gjuhës italiane

Kërkesat mund të paraqiten nga qytetarët shqiptar, të cilët kanë njohje të mirë të gjuhës italiane dhe që janë jo më shumë se 35 vjeç. Bëhet përjashtim për këtë kufizim moshe vetëm për profesorët e gjuhës italiane të cilët konkurrojnë për bursa studimi për perfeksionimin në lëndën e tyre.

2-Titujt e studimit

Kandidatët të cilët do të rezultojnë fitues duhet të vërtetojnë se kanë titullin e studimit të kërkuar për regjistrimin pranë Institucionit të përzgjedhur.

Në lidhje me këtë përcaktohet që të gjithë titujt e studimit duhet të kenë përkthimin në gjuhën italiane të legalizuar nga Ambasada Italiane në Tirane ose nga Konsullatat Italiane në Vlorë dhe Shkodër, si dhe deklaratën e vlefshmërisë në Shqipëri, dhe kjo e lëshuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, ose nga Konsullata Italiane në Vlorë dhe Shkodër.

Titujt e studimeve të cilat kërkohen janë:

- Diploma përfundimtare e shkollës së mesme e vlefshme në Shqipëri për hyrjen në Universitet;

- Për pranimin në specializim dhe në kurset e perfeksionimit për marrjen e masterit të nivelit të I dhe të II pranë Universiteteve Italiane kërkohet dhe titulli akademik që i korrespondon diplomës italiane, i nevojshëm për pranimin si dhe çdo lloj dokumentacioni tjetër për tu verifikuar në Institucionin e përzgjedhur;

- Për pranimin e frekuentimit të Instituteve të Formimit të Lartë Artistik dhe Muzikor kërkohet një vërtetim shkollor që vërteton përfundimin e një cikli studimesh të nivelit të shkollës së mesme, i vlefshëm në Shqipëri për hyrjen në Akademi ose Konseravtore Shtetërore ose legalisht të njohura.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Teuta11:28 - 25 Maj 2011
    ckritere duhet te plotesojne nje nxenes qe sapo ka perfunduar shkollen e mesme por qe do te vazhdoj universitetin kur ai shkon me bashkim familjar ne itali?ju lutem ktheni pergjigje....faleminderit(bashkim familjar me te fejuarin)