Zvicër, 8 prill, NOA - Policia e kantonit të Solothurn-it, ka arrestuar të enjten një kosovar 22-vjeçar. Dyshohet se gjatë fundjavës, në diskotekën «Luxory» në Grenchen ai ka vrarë punëtorin e sigurimit Marcel A.. Së bashku me te, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar se janë të afërt me kosovarin. Bëhet fjalë për një person 21-vjeçar dhe një grua 24-vjeçare, ndërsa policia do të hetojë nëse ata kanë të bëjnë diçka me vrasjen e Marcel A.
Mëngjesin e së shtunës, pak para orës 03.00 ishte shkaktuar një zënkë në mes të shumë personave në diskotekën «Luxory». Gjatë kësaj, jetën e kishte humbur bashkëpunëtori i një kompanie sigurimi Marcel A., i cili nuk i mbijetoi plagët e rënda, shkruan “Blick”.
NOA